Lufta në Gaza/ Familjet e pengjeve izraelite do të denoncojnë Hamasin në Gjykatën e Hagës

Familjet e pengjeve izraelite synojnë të paraqesin një ankesë zyrtare kundër Hamasit në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë për “rrëmbim, krime të dhunshme seksuale dhe tortura”.

Gazeta “Yedioth Ahronot” raportoi se rreth 100 përfaqësues të familjeve të pengjeve do të shkojnë në Hagë të shoqëruar nga avokatë nga Izraeli dhe nga e gjithë bota.

Objektivi i ankesës është të nxjerrë një urdhër arresti kundër liderëve të Hamasit.

Në javët e ardhshme, pengjet e liruara do të shkojnë gjithashtu në Hagë për të mbështetur akuzat dhe rrëfyer eskperiencën e tyre.