Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar arritjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë.
Ky lajm është bërë publik në llogarinë e tij në rrjete sociale, pas një sërë nëgociatash me inteligjencën e dy vendeve të negociuara nga Shtetet e Bashkuara.
Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit vjen pas sulmeve ajrore të shkëmbyera mes dy vendeve orët e para të mëngjesit të së shtunës. Fillmisht India sulmoi bazat e saj ajrore ushtarake të Pakistanit duke përfshirë edhe shënjestrimin e një baze afër kryeqytetit, Islamabad.
Afërsisht nga këto sulme humbën jetën të paktën 33 persona ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Urime të dyja vendeve për këtë vendim të përbashkët dhe të inteligjencës së tyre. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”, shkroi Trump.