Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një pistë në aeroportin Heathrow në Londër të shtunën.
Sipas mediave britanike, një rimorkiator po lëvizte një avion të Virgin Atlantic, kur krahu i tij u përplas me një avion të British Airways.
Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit dhe sipas Virgin Atlantic askush nuk ishte në bord në atë moment.
“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë i parë. Ne mund të konfirmojmë se askush nuk ishte në bordin e avionit të Virgin Atlantic në kohën e incidentit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Ai shtoi se një hetim i plotë është nisur nga inxhinierët që po kryejnë kontrolle në aeroplanin, i cili aktualisht është jashtë shërbimit.
Just witnessed a plane crash at Heathrow! A tug pushing back a Virgin 787, crashed the wing into a BA A350 #Heathrow #BritishAirways #VirginAtlantic pic.twitter.com/9VmiP6uwQr
— Alex Whittles (@PurpleFrogAlex) April 6, 2024