Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë sot, duke sjellë shqetësim në vendin fqinj.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karyas, me një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Selanikut, raporton Protothema.
Pak kohë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 Rihter ishte regjistruar në të njëjtin rajon.