Pas negociatave për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin, Izraeli ka miratuar plane për heqjen e trupave nga Rripi i Gazës.
Ushtria ka autorizuar disa skenarë për një tërheqje të shpejtë nga Gaza, ku ndër opsionet e shqyrtuara përfshihet tërheqja përmes Korridorit Netzarim, i cili ndan Gazën në dy pjesë.
“Një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga shefi i Mossad-it, David Barnea, dhe Ronen Bar, drejtori i shërbimit të sigurisë Shin Bet, do të udhëtojë në Katar për të vazhduar negociatat”, bën me dije zyra e kryeministrit.
Ndërkohë sipas gazeta Yedioth Ahronoth, 90% të detajeve të kësaj marrëveshje janë finalizuar dhe pritet të zyrtarizohen së shpejti.
“Burime politike kanë raportuar se rreth 90% e detajeve të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit janë finalizuar, duke rritur shpresat për një zgjidhje të afërt”, sipas gazetës Yedioth Ahronoth.