Finlanda është emëruar vendi më i lumtur në botë për vitin e katërt, në një raport vjetor të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara.
Raporti Botëror i Lumturisë renditi Danimarkën në vendin e dytë, pastaj Zvicrën, Islandën dhe Hollandën. Zelanda e Re ishte përsëri i vetmi vend jo-evropian në top 10. Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13-të në vendin e 17-të.
Të dhënat nga studiuesi i analizave Gallup u kërkuan njerëzve në 149 vende të vlerësonin lumturinë e tyre. Vlerësimi përfshinte mbështetjen sociale, lirinë personale, produktin e brendshëm bruto (PBB), edhe nivelet e korrupsionit u faktorizuan gjithashtu.
Vendi që konsiderohej si më i palumturi në botë ishte Afganistani, i ndjekur nga Lesoto, Botsvana, Ruanda dhe Zimbabve.
Kishte një “frekuencë dukshëm më të lartë të emocioneve negative” në pak më shumë se një të tretën e vendeve, thanë autorët e raportit, duke treguar me gjasë efektet e pandemisë. Sidoqoftë, gjërat ishin më mirë për 22 vende. Disa vende aziatike dolën më mirë se në renditjen e vitit të kaluar, ndërsa Kina u zhvendos në vendin e 84-të nga e 94-ta që ishte vjet.
“Çuditërisht nuk kishte, mesatarisht, një rënie të mirëqenies kur matet nga vlerësimi i vetë njerëzve për jetën e tyre,” tha John Helliwell, një nga autorët e raportit, në një deklaratë. “Një shpjegim i mundshëm është se njerëzit e shohin Covid-19 si një kërcënim të zakonshëm, nga jashtë, që prek të gjithë dhe se kjo ka gjeneruar një ndjenjë më të madhe solidariteti dhe bashkë-ndjenje.”
“Finlanda renditet shumë lart në masat e besimit të ndërsjellë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e jetës dhe jetesës gjatë pandemisë”, thanë autorët.
Vendi nordik me 5.5 milionë njerëz ia ka dalë shumë më mirë sesa shumica e Evropës gjatë pandemisë, me pak më shumë se 70,000 raste dhe 805 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Sipas raportit, dhjetë vendet më të lumtura në botë janë:
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Zvicra
4. Islanda
5. Holanda
6. Norvegjia
7. Suedia
8. Luksemburgu
9. Zelanda e Re
10. Austria