Kryetari i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, shpallet kandidat presidencial i opozitës

Ekrem Imamoglu i Stambollit u emërua zyrtarisht si kandidat presidencial nga partia opozitare CHP për zgjedhjet e vitit 2028, tha një zëdhënës i partisë për AFP të hënën.

Partia Popullore Republikane (CHP) – partia kryesore e opozitës dhe partia e dytë më e madhe në parlament – mbajti zgjedhjet paraprake të dielën, në të cilat kandidati i vetëm ishte Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Imamoglu u arrestua, u mor në pyetje, u burgos dhe u hoq nga posti i kryetarit të bashkisë në më pak se një javë pas një hetimi për korrupsion dhe terror që opozita e ka cilësuar si një “grusht shteti” politik.

Si pasojë, atje kanë shpërthyer protestat, me mijëra njerëz që mbushën rrugët e Stambollit të dielën në natën e pestë të demonstratave.

Duke raportuar nga Stambolli të dielën në mbrëmje, korrespondentja e Sky News, Alex Crawford i përshkroi protestat si “relativisht paqësore” por tha se ato ishin “protestat më të mëdha që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë”.


Shtuar 24.03.2025 12:47