Kryeministri izraelit Netanyahu: Askush nuk do të na ndalojë në luftën në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se “askush” nuk do ta ndalojë vendin e tij në luftën e nisur në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit nga lëvizja Hamas.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as boshti i së keqes, as dikush tjetër,” u tha Netanyahu gazetarëve në Tel Aviv, duke aluduar në akuzën e Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Izraeli kreu gjenocid në Rripin e Gazës, raporton N1 .

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha sot se Izraeli po zhvillon një luftë “të drejtë” në Rripin e Gazës kundër Hamasit për të mbrojtur “të drejtën e tij për të jetuar në siguri”.

Halevi ka vlerësuar se “lufta do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë”.


Shtuar 13.01.2024 22:40