Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, ka vendosur të shpall ditën e dielë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të parashkohshme.
Sipas mediave të huaja, mësohet se zgjedhjet do të mbahen më 28 prill, duke kërkuar fitimin e shumicës në parlament me partinë e tij Liberale, pasi deri tani është duke udhëhequr një qeveri të pakicës.
Mark Carney ka fituar drejtimin e Partisë Liberale të Kanadasë në një periudhë të pasigurtë për vendin, duke marrë 86% të votave të anëtarëve të partisë, kundër ish-ministres së financave Chrystia Freeland në një garë ku morën pjesë rreth 152,000 anëtarë të partisë.
Carney, 59 vjeç, merr udhëheqjen në një moment të vështirë shtetin kanadez, e cila është përfshirë në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.