Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pranuar fillimisht ftesën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfshirë vendin e tij në Këshillin e Paqes për Gazën, edhe pse detajet e pjesëmarrjes ende nuk janë finalizuar.
Carney tha se Trump i kishte prezantuar idenë disa javë më parë, dhe qeveria kanadeze do të bëjë çfarë mundet për të lehtësuar dhimbjen e njerëzve në Gaza. “Ende nuk kemi mbyllur të gjitha detajet për strukturën, mënyrën e funksionimit dhe financimin e mundshëm…”, deklaroi ai për gazetarët nga Doha.
“Do t’i punojmë këto gjatë ditëve të ardhshme,” shtoi kryeministri kanadez.
Sipas një dokumenti që Reuters mori në dorë, drafti i statutit që iu dërgua rreth 60 vendeve nga administrata amerikane parashikon që shtetet anëtare të kontribuojnë me 1 miliard dollarë në para të gatshme, nëse duan që pjesëmarrja e tyre në Këshillin e Paqes për Gazën të zgjasë mbi tre vjet.
“Çdo shtet anëtar do të ketë një mandat që nuk tejkalon tre vjet nga hyrja në fuqi e statutit, me mundësi rinovimi nga Presidenti,” thuhet në dokumentin, raportoi fillimisht Bloomberg News.
