Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, për ’’NewYork Times’’, ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke shprehur se e ka kthyer Turqinë në republikë të frikës.
Gjithashtu, Imamoglu është shprehur se presdienti ka shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.
“Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, është shprehur ai.
Kryebashkiaku Imamologu është arrestuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ku ndaj tij dhe personave të tjerë, akuzohen për veprat penale si, organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.