Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria tha se po “studion njohjen e Shtetit të Palestinës si pjesë e një procesi që mund të zhvillohet gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë shtator”.


Shtuar 31.07.2025 17:35