Krim i rëndë në familje/ 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllain e vogël

Ditën e djeshme, një tragjedi e vërtetë është regjistruar në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17-vjeçar ka ekzekutuar me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë familjen e tij.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51-vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.


Shtuar 2.09.2024 09:38