Krim horror, burri vret gruan në sy të fëmijëve dhe më pas veten

Trupi i gruas u zbulua në korridor me një prerje të thellë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në një shtrat me një thikë pranë tij, sipas burimeve.

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në New York. Një burrë i ka marrë jetën bashkëshortes, fëmijëve e më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre në Upper West Side.

Babai – i cili ishte mbikëqyrësi i ndërtesës, dhe nëna, përkatësisht 41 dhe 40-vjeç, u zbuluan brenda apartamentit të katit të katërt në West 86th Street, pak para orës 15:00 të së hënës së bashku me dy fëmijët e tyre.

Babai i gruas së vrarë dhe një i afërm tjetër, i cili është mbikëqyrës i një ndërtese aty pranë, shkuan për të kontrolluar të katërt, sepse nuk kishin dëgjuar prej tyre që nga mëngjesi i së dielës, thanë burimet. Fëmijët ishin 1 dhe 3-vjeç.

Familjarët gjetën dy fëmijët në dhomën e ndenjes me disa plagë me thikë dhe dy thika afër, thanë burimet.

Trupi i gruas u zbulua në korridor me një prerje të thellë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në një shtrat me një thikë pranë tij, sipas burimeve.


Shtuar 29.08.2023 22:34