Kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ejal Zamir, paralajmëroi për një “fushatë të gjatë” kundër Iranit, ndërsa Izraeli përballet me sulme në shumë fronte.
Zamir deklaroi se Izraeli ndodhet në “një luftë me shumë fronte”, duke përmendur Rripin e Gazës dhe qytetet izraelite që janë goditur nga sulmet iraniane. Ai theksoi se ushtria izraelite nuk qëndron duarkryq përballë kërcënimeve dhe është e përgatitur për një operacion të gjatë.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur fushatën më të ndërlikuar në historinë e tyre për të eliminuar një kërcënim të tillë. Duhet të jemi të gatshëm për një fushatë të zgjatur,” tha Zamir, sipas Times of Israel.
Situata mbetet e tensionuar ndërsa Izraeli intensifikon përgjigjen ndaj kërcënimeve nga Irani.