Krerët e shteteve të BE-së do të zhvillojnë një takim në Paris ditën e nesërme për krizën në Ukrainë

Kryetarët e shteteve, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe ministra të jashtëm, do të marrin pjesë në një takim ndërkombëtar në Paris ditën e nesërme për të diskutuar çështjen e Ukrainës. Ky takim vjen si rezultat i një iniciative të presidentit francez Emmanuel Macron.

Burimet diplomatike franceze nënvizuan se për shkak të përshkallëzimit të qartë të fundit të agresionit rus, si me fjalë ashtu edhe me veprime, qëllimi i takimit është të shqyrtohen të gjitha mjetet e ndihmës efektive për Ukrainën. Gjithashtu edhe t’i dërgohet një mesazh Moskës që aleatët e Kievi nuk janë “te lodhur”, siç nënkupton shpesh propaganda ruse.

Burimet diplomatike francize thanë se Rusia gradualisht po shndërrohet në një “faktor destabilizues global” dhe opinioni publik evropian duhet të jetë plotësisht i informuar për rreziqet. Ata thanë se diskutimi i nesërm do të fokusohet në “çfarë mund të bëjnë më shumë dhe si mund ta bëjnë më mire”. Megjithatë thuhet se takimi nuk do të rezultojë në njoftime konkrete dhe se qëllimi i tij kryesor është të konfirmojë strategjinë e përbashkët të të gjithë atyre që kanë qenë në anën e Ukrainës.

Presidenti Macron diskutoi objektivat e takimit të nesërm me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin pati një bisedë telefonike të premten e kaluar. Gjothashtu ai foli për takimin edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili është ndër liderët europianë që do të vijnë nesër në Paris. I pranishëm në takim do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Së fundi, nga pala britanikei pranishëm do të jetë ministri i Jashtëm David Cameron.

Sipas informacioneve, do të marrin pjesë 17 krerë shtetesh, si dhe katër delegacione në nivel ministror.


Shtuar 25.02.2024 20:54