Një sjellje tepër e pazakontë brenda Parlamentit Evropian është regjistruar nga kamerat, pikërisht në momentin kur kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen po mbante një fjalim. Zakonisht pritet që të gjithë përfaqësuesit e organizmit evropian ta ndjekin me interes atë që von der Leyen deklaron.
Mirëpo gjërat rrodhën disi ndryshe dhe diferencën e bëri komisionerja Ylva Johansson e cila brenda pak minutash arriti t’i vjedhë vëmendjen presidentes së Komisionit dhe të bëhet virale.
https://youtu.be/l5E3cjN8zVk
Ndërkohë që kryetarja e Komisionit dhe drejtuesja e debatit në Parlamentin Europian po fliste, komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, është “kapur” nga kamera duke thurur çorape rozë.
Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që komisionerja europiane paraqitet në një takim duke thurur. Në vitin 2021, fotografët e kishin “kapur” atë në një seancë tjetër duke thurur çorape leshi blu.
Ylva Johansson është deklaruar një adhuruese e madhe e thurjes dhe ka treguar çorapet që thur zakonisht për kolegët e saj në Parlamentin Europian.