Kinezët tërheqin nga tregu bluzat me fotografinë e Trumpit pas tentimvrasjes që i është bërë
Platformat kineze të blerjeve online kanë tërhequr nga tregu bluzat me një imazh të Donald Trump që mban lartë grushtin, disa momente pasi u qëllua mbi të.
Bluzat që dolën në shitje brenda pak orëve pas të shtënave, ishin të qasshme në ueb-faqet si Taobao dhe JD.com, transmeton Telegrafi.
Është e paqartë pse bluzat u hoqën nga tregu, por interneti në Kinë është shumë i kontrolluar, me përmbajtje të konsideruar “të ndjeshme”.
Tentimvrasja në Pensilvani që ndodhi gjatë të shtunës, nxiti debate në mbarë botën, kurse shitësit kinezë me pakicë u hodhën në veprim, me grupin e parë të bluzave të printuara dhe të nxjerra në shitje në internet më pak se tre orë pas të shtënave.
Një bluzë e tillë në Taobao, një prej ueb-faqeve më të mëdha kineze të blerjeve online, shitej me një çmim prej 39 yuan kinez apo 9 dollarë amerikanë.