Karburanti më i lirë në Poloni, vendet fqinje furnizohen në kufi

Qeveria polake ka vendosur të luftojë inflacionin, pra rritjen e çmimeve, duke reduktuar ndjeshëm taksën për konsumin dhe emetimeve të gazrave.

Çekët, sllovakët dhe gjermanët përfitojnë për të bërë blerjet në kufi. Ata shprehen se çdo gjë është shumë më ekonomike, ushqimet dhe ilaçet janë shumë më të lira. Automjetet vendosen në rradhë të gjata për t’u furnizuar me karburant përgjatë kufirit.

Zyrtarët çekë të doganave po monitorojnë situatën në kufi dhe kanë shtuar kontrollet për të shmangur furnizime të tepruara me karburant të lirë. Një agjent kufitar shpjegon se pasi mbushin plot serbatorin e automjetit, shumë persona mbushin dhe bidonë me karburantë, gjë që konsiderohet e paligjshme.

Sipas statistikave, inflacioni në Poloni është rritur me 8.6% në dhjetorin e kaluar duke arritur një rekord për 20 vitet e fundit. Paketa anti inflacion parashikon dhe reduktimin e faturimit për ngrohjen nga 23 në 8% .


Shtuar 14.02.2022 16:10