Kaosi në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV i shqetësuar: Ndaloni luftën, ka hapësirë për dialog!

Papa Leo XIV gjate fjalës së tij në lutjen Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit, nuk ka lënë pa përmendur luftën shqetësuese që po ndodh në Lindjen e Mesme. Ai kërkoi që dhuna në ndërpritej dhe te zhvillohej dialog.

Ndërkohë që sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit janë në ditën e nëntë, Papa paralajmëroi se ky konflikt do të nxisë frikë dhe urrejtje e do të përhapet edhe më tej.

“Krahas episodeve të dhunës dhe shkatërrimit dhe klimës së përhapur të urrejtjes dhe frikës, ekziston shqetësimi në rritje se konflikti mund të përhapet edhe në vendet e tjera të rajonit, përfshirë Libanin, mund të zhyten përsëri në paqëndrueshmëri”, tha Papa Leo XIV.

Ai ftoi te gjithë të pranishmit të drejtoheshin me një lutje të përbashkët që gjëmimi i bombave të pushojë.

“Le t’i drejtojmë lutjen tonë të përulur Zotit që gjëmimi i bombave të pushojë, që armët të heshtin dhe që të hapet hapësira për dialog, në të cilin të dëgjohen zërat e popujve”, shtoi ai.


Shtuar 8.03.2026 20:18