Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin.
“Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.