Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha sot se çdo marrëveshje midis Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

Kallas gjithashtu theksoi se ajo do të thërrasë një takim të ministrave të jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, pasi është një çështje për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Kalas në komentet e dërguara me email.


Shtuar 10.08.2025 18:50