Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, në një takim në Phoenix, Arizona, u përgjigj pyetjeve në lidhje me ndikimin politik të Elon Musk dhe mundësinë që ai një ditë të bëhet president i Shteteve të Bashkuara.
Trump i siguroi mbështetësit e tij se Musk nuk mund të bëhej president, duke argumentuar se ai nuk ka lindur në këtë vend.
Të lidhura
None found
“Ai nuk do të jetë president, mund t’ju siguroj. A e dini pse? Nuk mund të bëhet, sepse ai nuk ka lindur në këtë vend,” tha Donald Trump
Trump vazhdoi të shpjegonte se ai preferon të jetë i rrethuar nga individë të zgjuar, duke theksuar se Musk nuk ka asnjë qëllim për të kandiduar për këtë post.
Komentet e tij vinin pas kritikave të fundit nga kampi demokrat, të cilët e kanë etiketuar Elon Musk me termin “Presidenti Musk”, për të përshkruar ndikimin e madh të tij në politikën amerikane, ndërsa ai mbështet Trump-in dhe është një aleat i tij.
