“Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër”, përplasen dy makina në rrugë, gruaja shpëton për mrekulli (VIDEO)

Një grua në Argjentinë ka mbetur e bllokuar mes dy makinave që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti tronditës ndodhi kur gruaja po kalonte rrugën, në një kryqëzim në qytetin La Plata, shkruan “Protothema”.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë, dhe gruaja e tmerruar është bllokuar mes mjeteve. Sikundër duket nga pamjet, ajo nuk po e beson se kishte shpëtuar pa asnjë dëmtim. Autoritetet lokale thanë se drejtuesit e mjeteve nuk u lënduan rëndë.


Shtuar 20.07.2023 23:13