“Jam shumë i zhgënjyer me Elonin”, Musk shpërthen ndaj Trump: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Elon Musk ka reaguar menjëherë pas deklaratave të presidentit amerikan, duke thënë se Donald Trump dhe republikanët e Kongresit do të kishin humbur zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, tha Musk në një postim në X.

Musk po i përgjigjej deklaratës së Trump në Zyrën Ovale sot se ai nuk kishte nevojë për miliarderin e teknologjisë për të fituar zgjedhjet.

“Do ta kisha fituar Pensilvaninë pavarësisht Elonit”, tha Trump. “Jam shumë i zhgënjyer me Elonin.”

Gjatë takimit në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë, me kancelarin gjerman Merz, Trump shprehu zhgënjimin ndaj kritikave të Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit.

“Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.


Shtuar 5.06.2025 20:37

Tags: ,