Izraeli vijon goditjet në Liban! Një valë e re sulmesh shënjestron Hezbollahun

Ushtria Izraelite ka njoftuar ktë të martë se ka kryer një tjetër valë sulmesh kundër anëtarëve të dyshuar të Hezbollahut dhe infrastrukturës së tij në Liban, përgjatë 24 orëve të fundit.

Përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram, ushtria u shpreh se goditi luftëtarë dhe pajisje, përfshirë këtu një lëshues raketsh si edhe një ndërtesë logjistike në Bejrut.

Në deklaratë po ashtu përmendej se forcat izraelite “eliminuan” anëtarë të Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor, por nuk kishte asnjë detaj më shumë se kaq.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Ministria e Shëndetësisë së Libanit, sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e 912 personave në Liban që nga 2 marsi.


Shtuar 17.03.2026 20:40