Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Qeveria izraelite ka votuar unanimisht mbylljen e të gjitha aktiviteteve të rrjetit mediatik “Al Jazeera”, në territorin e saj.

Votimi erdhi pasi parlamenti izraelit miratoi një ligj që lejon mbylljen e përkohshme në Izrael të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare gjatë luftës kundër Hamasit në Gaza.

Ministri i Komunikimit, Shlomo Karhi, njoftoi se kishte urdhëruar “mbylljen e zyrave, konfiskimin e pajisjeve të kanalit, ndoshta duke përfshirë celularët dhe bllokimin e aksesit në uebsajtin e TV”

Kreu i Al Jazeera në Izrael dhe Territoret Palestineze e quajti vendimin e qeverisë për të mbyllur operacionet lokale të stacionit në pronësi të Katarit “të rrezikshëm” sepse ishte i motivuar politikisht dhe jo profesionalisht.

Ekipi ligjor i Al Jazeera është duke përgatitur një përgjigje, tha Ëalid Omary, në një pritje të mundshme të një apeli gjyqësor kundër vendimit.


Shtuar 5.05.2024 15:03