Të paktën 112 persona u vranë në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total përtej një momenti të zymtë prej më shumë se 60,000 që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Spitalet lokale thonë se njerëz u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite, teksa shume prej tyre kërkonin ndihmë. Në zonën qendrore Nuseirat, spitali al-Awda tha se të paktën 30 persona u vranë, përfshirë 14 gra dhe 12 fëmijë.
Të paktën 14 persona të tjerë u vranë pranë një pike shpërndarjeje ndihmash, thuhet në njoftim, dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.
Gjithashtu, mediat ndërkombëtare raportojnë se katër persona u vranë në një tendë gjatë natës në zonën bregdetare të al-Mawasi – ku Izraeli thotë se po ndërpret luftimet për 10 orë gjatë ditës për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.
Nëntë të tjerë u vranë në Khan Younis, thonë burime spitalore lokale dhe dëshmitarë. Spitali Al-Shifa tha këtë mëngjes se dy persona u vranë në një sulm me raketa në një apartament në qytetin e Gazës.
Një sulm i mëvonshëm vrau pesë anëtarë të një familjeje, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi të arrijnë te viktimat e një sulmi tjetër.
Shkatërrimi që Izraeli i ka shkaktuar Gazës do t’u duhen vite që palestinezëve ta kapërcejnë, por do t’i duhen gjithashtu vite që Izraeli të kapërcejë dëmin që i ka shkaktuar qëndrimit të tij moral.
Perceptimet dhe mënyra se si njerëzit e shohin Izraelin, kanë ndryshuar, dhe ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për këtë edhe brenda vetë Izraelit. Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut thanë dje se Izraeli po kryente gjenocid në Gaza.