Ditën e hënë Izraeli do të nisë dërgimin e ndihmave humanitare në veri të Rripit të Gazës, duke pranuar kështu presionin nga Shtetet e Bashkuara.
Këtë e ka bërë të ditur televizioni publik Kan.
Dje UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët, njoftoi se kishte pezulluar shpërndarjen e ndihmave.
Sipas Kan, kamionët e ndihmës nga Egjipti do të inspektohen në vendkalimet Niztana dhe Kerem Shalom me Izraelin.
Ato do të vazhdojnë në territorin izraelit deri në sektorin verior të Rripit.