Izraeli paraqet kushtet për një marrëveshje me grupin militant: Nuk ka armëpushim nëse Hamasi mban pushtetin dhe…

Izraeli nuk do të pajtohet me një marrëveshje armëpushimi me Hamasin nëse ajo do të thotë se pengjet e tyre do të mbeten në Gaza ose grupi militant do të ketë pushtet në rajon.

Eylon Levy, një zyrtar i Izraelit u shpreh sot se qëllimet e luftës nuk kanë ndryshuar për Izraelin dhe se vendi i tij ende synon që të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit në Rripin e Gazës, si edhe të rikthejë të gjithë pengjet.

“Nuk do të ketë armëpushim që do të lërë pengjet në Gaza dhe Hamasin në pushtet,” theksoi ai.

Levy tha gjithashtu se po vazhdojnë përpjekjet për të sjellë lirimin e pengjeve, që besohet se janë rreth 130.

 


Shtuar 23.01.2024 17:32