Izraeli i dorëzon Hamasit trupat e parë të palestinezëve në Gaza

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës njoftuan sot për agjencinë Reuters se trupat e parë të palestinezëve të vrarë gjatë luftës janë kthyer në territorin palestinez, pasi u liruan nga Izraeli.

Izraeli vijon të mbajë ende qindra trupa palestinezësh të vrarë që nga 7 tetori 2023, përfshirë luftëtarë që morën pjesë në sulmin dhe përleshjet që pasuan. Nga ana tjetër, Hamasi ka liruar deri tani 20 pengje të gjalla dhe ka dorëzuar trupat e katër të tjerëve në Izrael.

Në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj Hamasit për mosdorëzimin e trupave të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gazë, Izraeli ka njoftuar se nuk do të hapë nesër kalimin e Rafahut, ndonëse kjo ishte parashikuar në marrëveshjen për armëpushim, thanë për Reuters tre zyrtarë izraelitë.

Të njëjtat burime shtuan se si pjesë e masave ndëshkuese, Izraeli do të kufizojë gjithashtu edhe ndihmën humanitare që hyn në Rripin e Gazës.


Shtuar 14.10.2025 16:44

Tags: ,