Izraeli nisi sot një sulm të ri “të synuar” në zonën Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës, ku dyshonte se kishte baza të Hamasit.
Sipas ushtrisë, objektivi ishte një infrastrukturë ku ruheshin armë.
Banorët e qytetit të Gazës thanë se dëgjuan një shpërthim në Gazën veriore dhe panë një kolonë tymi.
Forcat izraelite (IDF) rifilluan zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza pas një serie sulmesh në të gjithë enklavën, të cilat thanë se u kryen në përgjigje të shkeljeve të Hamasit.
Këto sulme izraelite lanë mbi 100 të vdekur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Shkak u bë goditja e ushtrisë izraelite në disa prita të organizuara në Rafah ditë më parë.
