Situata në lindje mes Rusisë e Ukrainës duket se po shkon drejt një konfrontimi ushtarak.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka publikuar disa pamje, në të cilat siç ka thënë ai, shihet vazhdimi i grumbullimit masiv të forcave të Rusisë në drejtim të Ukrainës.
Bildt thotë se ky përqëndrim forcash nga ana e Rusisë nuk është parë prej kohësh nga Europa.
“Këtu janë tanket e vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të kësaj përmasash për dekada”, ka shkruar ai në Twitter.
The massive buildup of 🇷🇺 forces towards 🇺🇦 continues. Here it’s older T72 tanks on their way to the confrontation zone. Eurooe hasn’t seen a concentration of military forces of this magnitude since decades. pic.twitter.com/HipXARtmCB
— Carl Bildt (@carlbildt) January 24, 2022
Ndryshe, Bildt ditë më parë kishte shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës.
Bildt ishte shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.
“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, kishte shkruar Bildt.
Reagimi i tij vjen në ditën kur Shtetet e Bashkuara urdhëruan anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë në ambasadën e vendit në Kiev të largoheshin dhe Mbretëria e Bashkuar tërhoqi një pjesë të stafit të ambasadës mes frikës së shtuar se Rusia mund të pushtonte Ukrainën.
Përkundër tyre, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell tha se BE nuk po planifikonte një lëvizje të ngjashme, por ishte “i etur” të dëgjonte arsyet e SHBA-së pas njoftimit.
Dhe këto lëvizjes të SHBA-së ka nxitur reagim pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e quajti vendimin e SHBA “të parakohshëm dhe një manifestim të kujdesit të tepruar”.
SHBA dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar gjithnjë e më shumë gjatë javëve të fundit se Rusia mund të pushtojë vendin fqinj pasi grumbulloi 100,000 trupa në kufirin e Ukrainës./albeu.com/
If this 🇷🇺 invasion of 🇺🇦 happens it will be a major European war with very profound consequences. It is unlikely to be confined to the territory of 🇺🇦. pic.twitter.com/BDD8eWzVw3
— Carl Bildt (@carlbildt) December 4, 2021