Qindra iranianë janë fotografuar duke u shfaqur për të festuar në rrugët e Teheranit pasi Irani lëshoi rreth 200 raketa drejt Izraelit.
Nuk raportohet për viktima pas breshërisë që ndodhi më herët sonte. Irani nisi sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.