Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes të një konflikti të përshkallëzuar me Izraelin.

Sipas mediave ndërkombëtare, tërmeti u regjistrua rreth 35 kilometra larg rajonit Semnan dhe u ndje deri në Qom, pranë Teheranit.

Lëkundjet kanë qenë të cekëta, me një thellësi prej 35 metrash, çka rrit ndjesinë e fuqisë së tyre në sipërfaqe. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Tërmeti ndodhi ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore mbi objektiva ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian, në përpjekje për të frenuar kapacitetet e Iranit për prodhimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike.

Sipas raportimeve, dhjetëra objektiva ushtarake dhe objekte bërthamore iraniane janë goditur gjatë ditëve të fundit nga ushtria izraelite, në një përshkallëzim që po tensionon më tej rajonin.


Shtuar 20.06.2025 22:35

Tags: ,