Duket se lufta në Lindjen e Mesme do të vijojë, pasi Irani i ka përcjellë Pakistanit përgjigjen e tij ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, duke hedhur poshtë një armëpushim dhe duke theksuar domosdoshmërinë e një përfundimi të përhershëm të luftës.
Përgjigja e Iranit përbëhet nga dhjetë kërkesa, duke përfshirë përfundimin e konflikteve në rajon, një protokoll për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, heqjen e sanksioneve dhe rindërtimin.
Të lidhura
None found
Mojtaba Ferdousi Pour, kreu i misionit diplomatik iranian në Kajro tha se vendi i tij kërkon përfundimin e luftës.
“Ne nuk do të pranojmë thjesht një armëpushim. Ne pranojmë vetëm një fund të luftës me garanci se nuk do të sulmohemi përsëri.”, theksoi ai,
Ndërsa një tjetër zëdhënës ushtarak i Iranit, tha se vendi i tij do ta vazhdojë luftën për aq kohë sa udhëheqësit e tij politikë e konsiderojnë të nevojshme.
“Ne mund ta vazhdojmë luftën për aq kohë sa autoritetet politike e konsiderojnë të nevojshme. Armiku duhet patjetër të pendohet, sepse pas kësaj lufte, ne duhet të arrijmë një pikë sigurie dhe të mos përjetojmë një luftë tjetër”, tha Mohammad Akramian për agjencinë e lajmeve ISNA.
