Irani përdor Ngushticën e Hormuzit si levë presioni, mund të vendosë taksa për të gjitha vendet

Irani kërkon njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. I përfshirë prej disa kohësh në konflikt me SHBA-në dhe Izraelin, Teherani po përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni, duke tronditur tregjet globale të energjisë.

Kërkesa e Iranit po përballet me kundërshtim nga e drejta ndërkombëtare, e cila thekson se duhet zbatuar parimi i tranzitit, ku të gjitha vendet janë të lira të lëvizin pa pengesa.

Të lidhura

None found

James Kraska, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare në Kolegjin e Luftës Detare të SHBA-së, tha se brenda ujërave të Ngushticës së Hormuzit zbatohet ligji iranian dhe ai i Omanit:

“Ngushtica e Hormuzit është një ngushticë e përdorur për lundrim ndërkombëtar, me dete territoriale të Iranit dhe Omanit që mbivendosen. Brenda këtyre ujërave zbatohet ligji iranian dhe i Omanit. Megjithatë, për shkak se është një ngushticë ndërkombëtare, e drejta e kalimit tranzit zbatohet për të gjitha shtetet, gjë që lejon tranzit të papenguar sipërfaqësor, mbikalim dhe nënujor.”- tha James

Dina Esfandiary, drejtuese e Lindjes së Mesme në Bloomberg Economist, tha se Irani po mban peng ekonominë globale duke gjetur këtë “levë të re” dhe se ka të ngjarë ta përdorë edhe në të ardhmen. Ajo shtoi se Irani mund të kërkojë edhe taksa nga të gjitha vendet e botës.


Shtuar 29.03.2026 20:38