Irani paralajmëron SHBA-në: S’ka negociata nën kërcënim bombardimesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, kërkon garanci të qarta nga SHBA për të shmangur sulmet gjatë negociatave.

Pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj centraleve iraniane në qershor, Teherani refuzon të vazhdojë bisedimet pa siguri.

Irani thekson se nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit për qëllime paqësore.

Sipas zyrtarëve iranianë, diplomacia nuk mund të ecë përpara në kushte presioni dhe frike.


Shtuar 30.06.2025 18:16

Tags: ,