Irani në kaos nga protestat, Garda Revolucionare arreston një të huaj me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Agjencia e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, tha se kishte arrestuar një të huaj të dyshuar për spiunazh për Izraelin.

Lajmi u raportua sot nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Tasmin”.

Protestat janë përhapur në të gjithë Iranin që nga 28 dhjetori, në përgjigje të inflacionit në rritje dhe shpejt u shndërruan në politike.

Demonstruesit që kërkojnë fundin e sundimit teokratik. Mbi 60 persona raportohen të vrarë në përplasje dhe mijëra të arrestuar.

Autoritetet akuzojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për nxitjen e trazirave.

Teherani ka kërcënuar protestuesit se do të dënohen me vdekje.


Shtuar 12.01.2026 16:09