Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris dhe kandidati i saj për zëvendëspresident,Tim Ëalz do të jenë së bashku sonte në mbrëmje përballë gazetarëve, në intervistën e e tyre të parë të përbashkët. Kjo shënon daljen e tyre të parë televizive që kur pranuan nominimet.
Harris ka pranuar pyetjet nga gazetarët gjatë fushatës zgjedhore dhe po ashtu është intervistuar në TikTok ditët e fundit. Por ajo ende nuk ka bërë një intervistë me një rrjet të madh mediatik apo të mbajë një konferencë zyrtare për shtyp që kur u emëruar kandidate e demokratëve.
Dana Bash e CNN-it, e cila bashkëdrejtoi debatin e Bidenit më 27 qershor kundër kandidatit republikan, Donald Trump, do të drejtojë intervistën në Savannah, Georgia, ndërsa Harris po vazhdon turneun e saj me autobus në shtetin e fushëbetejës.
Intervista do të transmetohet në orën 21:00 me kohën lokale. Sa i përket Walz, ai ka bërë një sërë intervistash me rrjetet kryesore televizive, përpara se Harris ta zgjidhte atë si kandidat për zgjedhjet e 5 nëntorit.
Harris dhe Walz filluan të martën një turne me autobus në Gjeorgji, në të cilin shkruan “Një rrugë e re përpara” ndërsa po punojnë për të joshur votuesit në një shtet që Bideni fitoi në vitin 2020 dhe që mund të luajë një rol vendimtar në zgjedhjet e këtij viti.
Harris është përgatitur gjithashtu për një debat më 10 shtator me rivalin e saj republikan, ish-presidentin Donald Trump.
37 ditët që nga fillimi i kandidaturës së saj është parë një entuziazëm i madh dhe vrull për Harris. Por mungesa e saj e një konference apo interviste zyrtare për shtyp ka gjeneruar kritika nga rivalët e saj republikanë.
Ndërkohë, JD Vance dhe Trump kanë mbajtur një numër të madh daljesh televizive në të njëjtën kohë.