I njohur për rolet te ‘Titanic’ dhe ‘Lord of Rings’, ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare Bernard Hill

Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet te ‘Titanic’ dhe ‘Lord of the Rings’, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997 dhe gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në trilogjinë e Lord of Rings.

Hill gjithashtu luajti personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës Boys from the Blackstuff.

Agjenti i tij Lou Coulson konfirmoi për BBC News se ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Shtuar 5.05.2024 16:24