I akuzuar për krime lufte, ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm

Një ushtar rus, është dënuar me burgim të përjetshëm, në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë, shkruan BBC.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pasi filloi pushtimi rus.

Është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë ruse ndiqet penalisht për një krim lufte. Zyra e prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

Prokurorët e Ukrainës thanë gjithashtu se Shishimarin, rreshter nga rajoni siberian i Irkutsk dhe katër ushtarakë të tjerë rusë qëlluan dhe vodhën një makinë private për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase./albeu.com/


Shtuar 23.05.2022 12:16