Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nënë 32-vjeçare ka mbytur dy fëmijët e saj të mitur, ndërsa ka tentuar të mbysë edhe të tretin, por pa “sukses”.
Mediet e huaja shkruajnë se pas kësaj, 32-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga dritarja, por nuk ia ka dalë.
32-vjeçarja Lindsay Clancy, akuzohet për tre vepra penale, për dy vrasje me mbytje, të vajzës së saj 5-vjeçare dhe të birit 3-vjeçar. Ndërsa vepra penale e tretë është vrasje në tentativë, pasi për fat të mirë fëmija i tretë nuk vdiq.
Aktualisht 32-vjeçarja ndodhet në spitalin e Bostonit, pasi mori lëndime të rënda trupore kur tentoi të vriste veten, duke u hedhur nga dritarja.
“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme, e pakuptimtë dhe hetimi është në vazhdim”, tha policia.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që Clancy vuante nga depresioni pas lindjes. Familjarët e saj thanë se janë në gjendje shoku./albeu.com/