Hezbollahu sulmon Izraelin me qindra raketa, avionët izraelitë godasin objektivat në Liban

Hezbollahu ka sulmuar Izraelin me një numër të madh dronësh dhe raketash, në përgjigje të vrasjes së një komandanti të lartë muajin e kaluar.

Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ajrore brenda Libanit, në atë që ai e quan një akt vetëmbrojtjeje.

Sirenat e sulmit ajror, janë dëgjuar në pjesë të Izraelit verior dhe fluturimet për dhe nga Tel Aviv po devijohen.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, thotë se Hezbollahu ka planifikuar një sulm të gjerë.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha: “Së pari, me mëshirën e Allahut të Plotfuqishëm, faza e parë ka përfunduar me sukses të plotë.

Kjo fazë përfshin shënjestrimin e kazermave dhe vendeve sioniste për të lehtësuar kalimin e dronëve sulmues drejt objektivave të tyre të synuara thellë brenda entitetit.

Me mëshirën e Allahut, dronët kaluan siç ishte planifikuar”.

Së dyti, numri i raketave Katyusha të lëshuara deri më tani ka kaluar 320 në drejtim të vendeve armike.

Së treti, vendet që janë shënjestruar dhe goditur me sukses nga mëshira e Allahut janë:

1. Baza “Meron”
2. Pozicioni i Artilerisë “Neveh Ziv”
3. Baza “Zaatoun”
4. Pozicionet e Artilerisë “Zaoura”
5. Baza “Sahel”
6. Kazerma “Keila” në Golanin e pushtuar sirian
7. Kazerma “UAV” në Golanin e pushtuar sirian
8. Baza “Nafah” në Golanin e pushtuar sirian
9. Baza “Yardena” në Golanin e pushtuar sirian
10. Baza “Ein Zeitim”
11. Kazerma “Ramot Naftali”

Së katërti, detaje të mëtejshme rreth operacionit ushtarak do të jepen në deklaratat pasuese.”


Shtuar 25.08.2024 08:01