Irani ka rihapur pjesërisht hapësirën ajrore ditën e sotme pas një armëpushimi të arritur me Izraelin pas 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak.
Lajmin e ka konfirmuar kompania e monitorimit të aviacionit FlightRadar24 me anë të një postimi në rrjete sociale teksa cilësohet se nisjet ndërkombëtare do të lejohen vetëm me anë të një leje paraprake.
“Sipas njoftimeve më të fundit, hapësira ajrore iraniane është tani e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani, por vetëm me leje paraprake,” bëri të ditur kompania në platformën X.
Në të njëjtën kohë, hapësira ajrore e Irakut është rihapur gjithashtu, duke lehtësuar qarkullimin ajror në rajon, i cili ishte pezulluar për arsye sigurie gjatë konflikteve.