Hamasi letër për Trump, ja çfarë kërkon në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, ka lajmëruar se SHBA ka marrë një letër nga Hamasi, përmes së cilës kërkohet një garanci armëpushimi 60 ditor në Gaza në mënyrë që ata të lirojnë gjysmën e pengjeve izraelite.

Ky raport u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë.

Por sipaas rrjetit televiziv të Izraelit “Channel 12”, Hamasi ende nuk e ka nënëshkruar ende kërkesën dhe pritet ta bëjë në ditët në vijim.

Ndërkohë Katari ka ndaluar përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit.

“Times of Israel”, po ashtu thotë se Katari është duke kërkuar një lloj faljeje nga Izraeli në mënyrë që të vazhdojë të ndërmjetësojë marrëdhëniet në frontin e luftës.


Shtuar 22.09.2025 17:01

Tags: ,