Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Malajzi, në qytetin Bahau.
Një hajdut është futur fshehurazi brenda një shtëpie për të vjedhur atë që gjen, por shpërqendrohet nga alkoolet që gjenden në shtëpi dhe humb vetëdijen. Pronari i banesës kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, u habit kur gjeti në kuzhinë një burrë që i kishte rënë të fikët në dysheme.
Ai ishte i rrethuar me shishe dhe gota bosh. Imazhet e kriminelit të pavetëdijshëm bënë shpejt xhiron e internetit.
Pranë vetes, i panjohuri kishte edhe një çantë me dy thika, një kaçavidë, një tabletë dhe dy shishe të tjera pije alkoolike ende të paprekura. Pronari i shtëpisë lajmëroi menjëherë policinë për të denoncuar ngjarjen. Oficerët mbërritën dhe arrestuan hajdutin, të cilit ndërkohë po i vinte vetëdija.
“Ne besojmë se ai kishte pirë pije alkoolike që i përkisnin pronarit të shtëpisë derisa u deh dhe e zuri gjumi”, tha policia
Hajduti ka pasur 15 krime të mëparshme të lidhura me drogën dhe gjashtë krime të tjera.