Guterres: Pushtimi rus ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Në një adresim të regjistruar, në hapje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Guterres tha se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën.

“Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

“Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres./REL


Shtuar 28.02.2022 13:40