Grupi libanez Hezbollah u zotua se sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor “nuk do të mbeten pa përgjigje”.
Të paktën katër persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.
Sulmet erdhën pasi një breshëri raketash nga Libani jugor në një bazë ushtarake në Safad në veri të Izraelit la të vdekur një person dhe plagosi shtatë të tjerë.
“Agresioni i sotëm, i cili vrau disa civilë dhe fëmijë, nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Hashem Safieddine, një nga udhëheqësit e Hezbollahut.
“Në mënyrë të pashmangshme do të ketë një përgjigje dhe kjo përgjigje do të jetë në nivelin e duhur”, shtoi ai.
Tensionet kufitare midis Libanit dhe Izraelit janë rritur në një nivel të lartë pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 28.500 njerëz pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor.