Gruaja për pak hëngri bretkosën e gjallë: E gjeta në qesen e spinaqit

Një grua në periferi të Detroitit tregoi se u tremb kur zbuloi një bretkosë të gjallë në një enë me spinaq të blerë nga një market.

Amber Ëorrick nga Southfield zbuloi se ajo bleu paketën e mbyllur të spinaqit ‘Earthbound Farm’ në fillim të kësaj jave.

Kur u kthye në shtëpi, vajza e saj gjeti brenda një bretkosë të gjallë dhe bërtiti.

Konflikt mes dy familjeve në Vlorë, dyshohet se një person ngacmoi vajzën e mitur 16 vjeç

“Ishte e gjallë dhe lëvizte,” tha Ëorrick. “Vetëm falënderoj Zotin që nuk e hëngra bretkosën.”

Aji e ktheu menjëherë pakon dhe bretkosën në dyqan. Ndërkohë, punëtorët i dhanë një rimbursim.


Shtuar 11.08.2023 22:57